Në mbërmjen e djeshme u raportua një rast i dhunës në familje në Viti.
Rasti u raportua rreth orës 18:40, përcjell Fol Drejt.
“Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar i ka sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare (nënën, motrën dhe bashkëshorten e tij). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, nëna dhe motra janë dërguar në strehimore, rasti në procedurë të rregullt”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/