Autoritetet në Tajlandë po kërkojnë për një cilindër metalik me përmbajtje të rrezikshme radioaktive që u zhduk nga një termocentral këtë javë dhe kanë paralajmëruar banorët për rreziqe serioze shëndetësore nëse e hasin.
Incidenti vjen vetëm dy muaj pasi Australia u detyrua të nisë një kërkim të ngjashëm për një kapsulë të vogël radioaktive të humbur në tranzit nga miniera, e cila u gjet përfundimisht në anë të një autostrade, raporton CNN.
Por ndërsa kapsula australiane humbi në një shkretëtirë të largët, qindra kilometra nga qyteti më i afërt i madh, bombola tajlandeze u zhduk në një zonë shumë më të populluar, tha televizioni amerikan, transmeton Fol Drejt.