Brazili nisi fuqishëm në hapjen e Botërorit, Richarlison ishte heroi ndaj Serbisë me dy gola.
Megjithatë, fitorja e Brazilit u la në hije nga lëndimi i Neymar. Ylli i PSG-së u zëvendësua në minutën e 79-të, Antony hyri në lojë dhe kamera e kapi Neymar duke qarë në pankinë. Sipas informacioneve duket se është përfshirë kyçi i këmbës.
Nuk do të ishte mirë që Brazili të humbiste yllin e tij në një fazë të hershme dhe në raundin tjetër do të luante me Zvicrën./FolDrejt/