Nëntë ndeshje, tetë gola. Vazhdimi i karrierës së Jude Bellingham në Real Madrid, pas ardhjes nga Borussia e Dortmundit, është thjesht një sensacion, shkruan BBC Sport, transmeton Fol Drejt.
Goli, që po pretendohet të jetë një vepër prej mjeshtri, në fitoren e së martës në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj italianëve të Napolit, ka filluar të shndërrohet në një shenjë ikone në mesin e tifozëve të Realit, ndërkohë që mediat spanjolle po vriten me admirimin e tyre.
“Një Di Stefano i vogël, një Zidan” dhe “Sikur si Maradona” ishin dy nga titujt e fundit.
“Unë besoj në veten time, por nuk e dija se do të ishte kaq mirë”, tha Bellingham. “Ia kam borxh stafit dhe bashkëlojtarëve të mi”.
Megjithatë, i pyetur për çdo krahasim me ish të madhin e Argjentinës dhe Napolit, Diego Maradona, Bellingham shpejtoi t’i minimizonte komentet e tilla:
“Kjo është pak e tepërt,” tha ai. “Ishte një gol i bukur. Nga ajo që kam parë në YouTube dhe dokumentarë, cilësia e tij ishte pak më shumë se e imja, ose shumë më tepër. Unë thjesht po përpiqem të kontribuoj në mënyrën time.”
“Mund të ketë qenë një nga golat e mi më të mirë. Ne po përballeshim me një ekip të madh dhe në një stadium të mrekullueshëm. Gjëja më e rëndësishme ka qenë fitorja dhe kontributi në të. Është e rëndësishme të vazhdojmë me këtë ritëm” – ka thënë Belingam./FolDrejt/