Kryeministri britanik, Boris Johnson do të udhëtojë më vonë në Ukrainë për bisedime me Presidentin e vendit, mes shqetësimeve në rritje për një pushtim të mundshëm rus.
Johnson premtoi të punojë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të gjetur një zgjidhje diplomatike për argumentet me Moskën dhe “të shmangë gjakderdhjen e mëtejshme”, shkruan BBC.
Rusia grumbulluar rreth 100 mijë trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufijve të saj me Ukrainën.
Por presidenti rus Vladimir Putin mohon se po planifikon një sulm.
Megjithatë, qeveria e tij e ka paralajmëruar Ukrainën që të mos bëjë asnjë lëvizje të mëtejshme drejt anëtarësimit në NATO, duke argumentuar se kjo kërcënon sigurinë e vetë Rusisë.
SHBA-ja e ka refuzuar këtë kërkesë dhe vendet perëndimore po kërcënojnë të zgjerojnë sanksionet kundër Moskës nëse ndodh pushtimi.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se legjislacioni po përgatitej për të vënë në cak një gamë më të gjerë individësh dhe biznesesh të lidhur me Putinin, derisa një zyrtar amerikan tha se sanksionet e Washingtonit nënkuptonin se njerëzit e afërt me Kremlinin do të shkëputeshin nga sistemi financiar ndërkombëtar. /Telegrafi/