Mjekët në Perunë verilindore i shpëtuan jetën një djali dy vjeçar, i cili gëlltiti tetë gjilpëra mjekësore.
“Vetëm kur hymë në sallën e operacionit dhe hapëm stomakun e tij, zbuluam objekte metalike dhe kuptuam se ishin gjilpëra”, tha doktor Efrain Salazar, përcjell Fol Drejt.
Mediat lokale raportuan se gjilpërat janë përdorur për të vaksinuar kafshët në fermën ku punon nëna e djalit.
Familja jeton në zonën bujqësore të Taratopou, rreth 622 kilometra larg kryeqytetit Lima.
“Ndoshta i ka gëlltitur duke luajtur”, tha nëna.
Sipas mediave, djali është jashtë rrezikut pas operacionit./FolDrejt/