Rezultatet e një studimi të fundit nga ekspertë eminentë tregojnë se një e pesta e specieve të zvarranikëve kërcënohen me zhdukje.
Hulumtimi, i cili përfshinte rreth 1.000 shkencëtarë filloi në vitin 2005 ndërsa rezultatet u publikuan në revistën “Nature”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pasi u analizuan 10.196 lloje të zvarranikëve, 21 për qind e tyre u klasifikuan si të rrezikuar, në rrezik kritik dhe si subjekt i zhdukjes.
Gjithashtu thuhet se zvarranikët, si kobra mbretërore, të cilat jetojnë në pyje për shkak të shpyllëzimit intensiv të shkaktuar nga faktorët njerëzorë, janë më të ekspozuar ndaj zhdukjes sesa ato specie që jetojnë në shkretëtira.
Ambientalisti i Universitetit “Duke”, Stuart Pimm lidhur me rëndësinë e këtij studimi tha se “Kërkimi na jep informacion se ku janë speciet e rrezikuara dhe ku duhet të punojmë për t’i mbrojtur ato”.
Kërcënimi më i madh për mbijetesën e zvarranikëve në mbarë botën është shkatërrimi i habitatit të tyre./FolDrejt/