Zjarrfikësit e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë intervenuar për të shuar zjarrin që përfshiu një deponi të mbeturinave ri-cikluese në Obiliq.
Kjo deponi e cila është në afërsi të të Termocentralit Kosova-B, mori flakë paraditen e së martës.
“Korporata Energjetike e Kosovës, rreth orës 11:53, ka pranuar informatën se në një deponi të hedhurinave ri-cikluese e cila ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova-B, ka ndodh një shpërthim zjarri”, bëri të ditur zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli.
Tutje ai shtoi se zjarrfikësit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
“Lidhur me këtë ngjarje, ekipi i zjarrfikësve dhe shpëtimit duke respektuar standardin e intervenimit S 1+2, menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe me te arritur kanë filluar aktivitetin e shuarjes se zjarrit, me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale. Më pas është dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tërësi”, tha Bucolli. /Telegrafi/