Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Një falënderim për Rexhep Selimin – luftëtarin tekstshkrues

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web
Mirlind Behluli – gazetar

Nga Mirlind Behluli

Në fakt, ky është falënderim për të gjithë luftëtarët e UÇK-së. Pra jo vetëm për Rexhep Selimin, por sidomos për Rexhep Selimin, pasi teksti i tij inspiroi edhe këtë tekst.

Rexhepi Selimi i luftës është mbizotërues mbi atë të politikës. Por asnjëri, në bindjen e shijen time, nuk i rri as përsëafërmi Rexhës tekstshkrues. Nga “Kreshtat e Kosovës” e epokës së luftës tek “Na jem ti” e kohës së burgut, kënga e luftëtarit tekstshkrues është thirrje, kumt, kushtrim e ftesë për rikthim tek lavdia, tek heronjtë, tek UÇK-ja. Tek ideali i shqiptarit, Kosova. Jemi të lirë, sepse s’jemi nën Serbi, ngase Rexhepi bashkë me shokët e tij të idealit zgjodhi të shembte një herë e përgjithmonë robërinë. Sepse siç e thotë vetë Rexha, nëpërmjet tekstit, “veç pa komb e pa atdhe, s’na u kish dashtë jeta as ne”.

Shqiptari ka pasur një fat tragjik. Ai ka shkruar gjithnjë më së miri kur ka qenë i vuajtur, i përvuajtur, i burgosur, pra i harruar. Nga fronti i luftës, nga ekzili, nga internimi, nga burgu. Nga aty, ndoshta si formë arratie nga fatkeqësia, nga gjëma e madhe që vazhdimisht e godiste, shqiptari ka shkruar gjëra të bukura, domëthënëse, meritore për nderim. Kujtoni Jusuf Gërvallën me poezinë emblematike për nënën e tij, kujtoni krejt atë plejade të Rilindjes Kombëtare që shkruanin nga larg atdheut, por gjithmonë për atdheun. Një të tillë fat e ka edhe 10-shi i luftës sonë çlirimtare.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Pra ka një lidhje disi organike, krejt të natyrshme ndërmjet penës së shqiptarit e vuajtjes. Ndoshta është historike, nëse jo fat i paracaktuar, që shqiptari të krijojë art, letërsi e folklor në mungesë të lirisë, prapa grilave, nga lufta, nga fronti. Ndoshta nuk është edhe aq fat tragjik, sa një bekim për krijim, një inspirim për vepra të mëdha. E atëherë, edhe Rexha është me fat.

Rexhep Selimi ka shkruar nga beteja, në istikame luftash. Kënga e tij jehoi edhe kur Kosova ëndërronte lirinë, gjersa Rexhepi me shokë e kishte flakur frikën si pak kush në histori. Rexhepi shkruan tash edhe nga burgu, tash kur Kosova ka liri, por jo ai. Megjithatë luftëtari tekstshkrues kthehet përsëri në atdhe. Kthehet nëpërmjet këngës, nëpërmjet një lirike plot mesazhe, që ngjallë ndjenja zor të përshkruara përmes fjalëve. Tekstit kuptimplotë i jep një ngjyrim gati hyjnor përzgjedhja për interpretimin e tij të dy djemve të heroit Beqir Gashi, që dikur bashkë me Mujë Krasniqin ia thoshin këngës së Rexhës në Drenicë.

Kënga e 10-shit, si atëbotë nën robëri, jehon edhe sot, po aq fuqishëm. Sepse luftëtari tekstshkrues s’e pandeh lirinë si mundësi lëvizjeje. Prandaj, grilat s’e burgosin dot shpirtin e lirë të luftëtarit, që përbrenda ka edhe artistin e lindur. Ndoshta Rexha para se të bëhej luftëtar ishte artist. Si luftëtar dje ai bëri art duke e çliruar Kosovën, ndërsa sot si artist po lufton për përnderimin e atdheut.

Sidoqoftë, luftëtari Rexhep është i lirë, i paprangosur në mendje e shpirt, pra i çliruar nga burgosja, pavarësisht situatës aktuale. Sepse lavdia e ushtarit të UÇK-së nuk lidhet me trajtën e tij trupore. Sepse luftëtari i lirisë edhe kur ikën në larginë është gjithmonë këtu, prezent, midis nesh, me ne. Ngase krejt e dimë “kush k’tij qielli i ban dritë”. Burgu për luftëtarin e UÇK-së s’është fatkeqësi, është moment realizimi, është moment reflektimi. Dhe ja, këtë na e dëshmon Rexhep Selimi përmes këngës.

Rexhep, po të drejtohem në këtë formë direkte, jo për nga mungesa e respektit, por për shkak të një ndjenje afërsie (ndonëse jemi larg fizikisht), për të dërguar kështu një uratë, një dëshirë, një falënderim. Të pres një ditë në Kosovë, ty dhe shokët e tu të burgut e idealit. Ju të lirë, e unë i gëzuar ta këndoj “Kreshtat e Kosoves” bashkë me ty, ndonëse nuk shquhem për ndonjë zë artistik. Por, atë ditë nga gëzimi mesiguri do të shkëlqejë edhe zëri im, sikurse fytyra ime që po ju shoh në atdhe.

Mirëupafshim!

Tags: mirlind behlulirexhep selimiUÇK
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dy të vrarë dhe i treti i plagosur rëndë pas një sulmi me thikë

Lajmi tjetër

Britania njofton se do të ndihmojë financiarisht riparimin e sistemeve të dëmtuara të energjisë të Ukrainës

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM