Një femër në Mitrovicën e Veriut është ankuar në Policinë e Kosovës se në vazhdimësi po ngacmohet nga një person përmes telefonit.
Rastin tashmë është duke e hetuar policia.
“Rr. Lola Ribare, Mitrovicë veri, janar-mars 2022 – NN. Ankuesja femër ka informuar se në vazhdimësi ka pranuar mesazhe ngacmuese në telefon nga një person i pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia, përcjell FolDrejt.