Turqia po vijon të investojë maksimalisht në zhvillimin e ushtrisë së saj dhe pavarësimit nga importet e materialeve ushtarake. Në analizën e re të firmave më prestigjioze të industrisë së mbrojtjes, firma turke për prodhimin e automjeteve ushtarake BMC, ndodhet në listën e Defense News Top 100, shkruan foldrejt.com.
Magazina amerikane Defense Neës, sqaroi se BMC, kap shifrën e 554.2 milionëve dollarëv të ardhura, duke u plasuar në vendin e 85-të. Sëbashku me këtë, janë edhe katër firma tjera turke në Top 100: Aselsan, TAI, STM dhe Roketsan.
Firma më e madhe turke ushtarake është Aselsan e rënditur e 52-ta në botë- me të ardhura prej 1.8 miliardë dollarë, ndjekur nga TAI ($1.05 miliardë – vendi i 69) dhe më pas STM dhe Roketsan me rreth gjysëm miliardë dollarë secila.
Të ardhurat e mbrotjes në Turqi për 2018 ishin 4.5 miliardë dollarë.
Në botë vendin e parë e mban Lockheed Martinme rreth $50.5 miliardë të ardhura.
Në Top 100 firmat – 41 janë nga SHBA, 10 firma nga Britania, 8 nga Kina, 5 nga Turqia, 4 nga Korea e Jugut, 4 franceze dhe më pas vijnë shtetet tjera./Foldrejt.com