Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Një fitore e vogël për Kosovën, por ende asgjë nuk ka përfunduar

2 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kosova dhe Serbia pritet të futen në një fazë të re në procesin e bisedimeve, me synim të përmirësimit të raporteve ndër-fqinjësore. Optimistët më të mëdhenj presin njohje reciproke në fund të procesit, e pesimistët hetojnë në këtë proces dy rreziqe: krijimin e një entiteti politik serb me rol destabilizues brenda republikës sonë; ose, zvarritje të procesit nga ana e Serbisë, duke e rikthyer status quon-në, si gjendje që s’i leverdisë as Kosovës, e as palëve ndërmjetësuese (BE-së dhe ShBA-ve).

Nga Imer Topanica

Përparësia më e madhe e Qeverisë Kurti, është, njëkohësisht edhe dobësia e saj më e madhe. Ndonëse kjo nuk është çështja që po e shtrojmë për diskutim, vetë kryeministri duke e përqendruar energjinë e tij në procesin e bisedimeve me Serbinë, duke e luajtur rolin edhe të ministrit të brendshëm, edhe të ministrit të jashtëm e edhe disa role të tjera, nuk është përkushtuar aq shumë në zgjidhjen e problemeve të brendshme, të cilat nuk kanë qenë e as nuk janë të vogla. Por nëse i lëmë mënjanë problemet e brendshme, çështjen e dialogut ia ka dalë ta menaxhojë bukur mirë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Duke e pasur përballë një politikan që nuk është penduar se i ka shërbyer Sllobodan Millosheviqit, i njohur ky i fundit ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”, ia ka dalë ta imponojë një narracion të ri në diskursin politik – diplomatik: duke i emëruar si kriminele strukturat të cilat kanë vepruar të lira në veri të Kosovës, të cilat janë ushqyer aq gjatë e me bollëk nga Beogradi zyrtar. (Për fat të keq, këto struktura dyshohet se kanë pasur raporte të mira edhe me një pjesë të politikanëve të Kosovës, duke i ndarë fitimet e biznesit bashkërisht…).

Në anën tjetër, konteksti Ruso-Ukrainas e ka krijuar një real-politikë të re për kontekstin e Ballkanit Perëndimor dhe për rrjedhojë edhe për bisedimet Kosovë – Serbi. Shkaku i kësaj lufte u dëshmua edhe një herë se sa i gjallë e sa i fuqishëm është sentimenti rus në Serbi. Prandaj Aleksandër Vuçiq para takimit të pardjeshëm ndodhej përpara dy opsioneve: ta tradhtonte elektoratin e tij të cilit për një kohë të gjatë i është paraqitur si heroi i vetëm i cili mund ta mbante të mbërthyer edhe më tej Kosovën; ose ta tradhtonte bashkësinë ndërkombëtare, të cilës i garantonte se Serbia nën drejtimin e tij s’është veçse një faktor stabilizues e paqeruajtëse në Ballkan.

Kush humbi dhe kush fitoi?

Meqë plani ende është larg jetësimit dhe Serbisë, e cila është e shquar për “virtytin” destabilizues nuk i besohet deri në fund, nuk mund të themi se ka fitues të mëdhenj. Por, meqë Vuçiq nuk pranoi të nënshkruante dokumentin, e nxori fituese pa dashje palën kosovare të udhëhequr nga Albin Kurti, duke e portretuar atë si konstruktive dhe të gatshme për të ecur tutje.

Kurti, nga ana tjetër, nuk mund të kritikohet për qëndrimet që i mbanë sot në raport me procesin, duke i marrë për referencë qëndrimet e mëhershme të cilat i ka shfaqur dikur si aktivist dhe opozitar. Disa procese të pakthyeshme kanë ndodhur para ardhjes së tij në pushtet, prandaj agjenda e bisedimeve e cila i është imponuar, pak a shumë ka qenë e ditur ende pa e gëzuar besimin e shumicës. Ai mund të kritikohet se nuk e ka shtjelluar aq sa duhet ripozicionimin e tij, por fundi i fundit këto nuk janë relevante po qe se procesi do të përfundojë me marrëveshje.

“Marrëveshja do ta avancojë në maksimum njohjen de facto të Serbisë ndaj Kosovës, e cila është e kthyeshme dhe e tërheqshme, pa njohje de jure” – thotë me të drejtë një analizë e publikuar në Autentik, me autorë Asdren Bytyqin dhe Andi Rexhepin.

Rexhepi e Bytyqi vënë theksin edhe tek pika më e diskutueshme kohëve të fundit në opinionin publik – Asociacioni i komunave me shumicë serbe:

“Është fakt i qartë që kjo marrëveshje nënkupton zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, përfshirë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (2015). Me qenë se vetë marrëveshja në fjalë i referohet Gjykatës Kushtetuese si legjitimuese e saj, ky asociacion, që në Propozimin e BE-së referohet si “një nivel i përshtatshëm i vetë-menaxhimit” nuk mund të hartohet në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe me vendimin e gjykatës për të.”

Por për sa i përket Asociacionit, duhet pranuar se për më shumë se dy dekada, mbi veriun nuk është ushtruar mjaftueshëm sovraniteti i republikës. Udhëheqësit komunalë, gjyqtarët dhe policët, bashkë me nëpunësit e tjerë të rëndësishëm, janë zgjedhur me direktiva nga Beogradi. Plan-programi shkollor ka qenë dhe mbetet sipas frymës serbe, ndërsa komuniteti ka qenë i monitoruar nga ata që Nenad Kulaçin i quante “arinjtë në zinxhirë” të Vuçiqit.

Nëse vërtetë Asociacioni do të jetë një “institucion joqeveritar që e koordinon këtë çështje, por kurrë nuk është paraparë si një autonomi territoriale për asnjë pjesë të vendit” – siç tha dje Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, dhe nëse vërtetë avancimi i të drejtave të serbëve në Kosovë, nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, atëherë kjo do të nënkuptonte një fitore të madhe për Kosovën.

Kjo nuk duhet të na bëjë as entuziastë e as skeptikë, por më të vëmendshëm ndaj rreziqeve që vijon t’i bartë procesi. Një pajtim eventual me Serbinë, një shuarje e përkohshme e ëndrrave për ta pushtuar Kosovën, do të na i krijonte disa kushte shumë të favorshme për zhvillimin e republikës. Retorika e kryeministrit gjithsesi duhet të pasurohet, meqë ajo është e vetmja që nuk po i korrespondon lëvizjeve politike të vetë kryeministrit./FolDrejt/

Tags: AutentikBisedimetBrukselImer TopanicaKosovekURTISerbiVuçiq
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Parlamenti finlandez miraton legjislacionin për anëtarësim në NATO

Lajmi tjetër

Bielamowicz për Vuçiqin: Një shqetësim i madh për autokratin e Serbisë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM