Fshati zviceran Albinen në kantonin Valais po ofron më shumë se 50,000 euro për familjet që janë gati të zhvendosen në 1300 metra mbi nivelin e detit, ku do t’i mirëpresë natyra e paprekur.
Gjegjësisht, ky fshat piktoresk i vendosur në shpat mali, vitet e fundit po përballet me problemin e shpopullimit për shkak të mungesës së mundësive për punë dhe meqenëse ka vetëm rreth 200 banorë, qeveria zvicerane ka vendosur të paguajë njerëzit për të lëvizur, përcjell Fol Drejt.
Qeveria ofron 25,000 euro për një të rritur, 50,000 euro për një familje dy anëtarësh dhe 10,000 euro shtesë për fëmijë. Megjithatë, ka disa kushte që duhet të plotësoni.
10 vjet ne fshat
Domethënë, të gjithë ata që duan të vijnë dhe të jetojnë këtu nga puna e tyre duhet të jenë nën 45 vjeç. Përveç kësaj, ata duhet të qëndrojnë në fshat për të paktën 10 vjet.
Mbështetjen e marrë duhet ta investoni në blerjen e një pasurie të paluajtshme me vlerë minimale 200.000 euro dhe ajo duhet të bëhet shtëpia juaj e përhershme, jo vendbanim i dytë. Nëse shkelni kushtet, do t’ju duhet t’i ktheni paratë shtetit.
Përveç kësaj, për të aplikuar duhet të jeni shtetas zviceran ose të keni një leje qëndrimi të përhershme (Leja C). Për ata që vijnë nga një vend që është anëtar i Bashkimit Evropian, leja mund të merret në pesë vjet. /FolDrejt/