Besimtarët islam kanë filluar sot agjërimin, i cili do të zgjasë për 30 ditë, dhe do të përfundojë me një festë – me datën 3 qershor.
Një nga vlerat e këtij muaji është solidariteti me të varfërit, mësime këto që ia kujtojmë vetes cdo 12 muaj.
Inspiruar nga këto mësime bamirësie, banorët e fshatit Shajkoc të komunës së Podujevës kanë vendosur qese me të mira ushqimore në rrethojat e xhamisë së këtij fshati.
Qëllimi është që banorët në nevojë të shërbehen lirisht me to, pa pasë nevojë të shtriejnë dorën. Banorët e fshatit e kishin nisur planifikimin e aksionit në mirëkuptim me bashkësinë fetare që funskionon në fshat.
Një përdorues i Facebook e ka publikuar rastin, i cili shpejt u bë pjesë e lajmeve të ditës.