Një furgon me 29 emigrantë nga Siria u përplas me një makinë të policisë gjermane pasi shoferi u përpoq të shmangte kontrollin e policisë pranë kufirit të Gjermanisë me Poloninë, tha sot policia gjermane.
Policia tha se nga përplasja nuk ka persona të lënduar, raporton AP.
Shoferi 50-vjeçar është nën hetim nën dyshimin se ka kontrabanduar të huaj drejt Gjermanisë dhe ka rrezikuar trafikun dhe identiteti i tij nuk bëhet i ditur. /FolDrejt/