Një gazetare ruse u vra sot gjatë bombardimit të kryeqytetit ukrainas, Kievit.
Oksana Baulina po filmonte shkatërrimin e një qendre tregtare dhe vdiq si pasojë e bombardimeve.
Ajo ka punuar për një portal të pavarur në Rusi, Insider, i cili më së shumti raportonte për korrupsionin në qeverinë ruse.
Një tjetër person raportohet se u vra së bashku me gazetaren dhe dy të tjerë janë plagosur.
Ndryshe, deri më tani janë vrarë katër gazetarë gjatë raportimit të agresionit rus në Ukrainë.
🚨ALERT: Russian journalist Oksana Baulina has been killed by missile fire in Kyiv, #Ukraine. She was reporting for the Russian investigative site @the_ins_ru. Journalists must not be targets of war! pic.twitter.com/3WlIpRMR80
— RSF (@RSF_inter) March 23, 2022