Një gjykatë e lartë administrative në Holandë ka vendosur që Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë e vendit nuk mund t’i kthejë emigrantët e parregullt afrikanë në Itali.
“Pa pranimin e tyre, ekziston një rrezik i vërtetë se nuk do të plotësohen nevojat e tyre themelore, si strehimi, ushqimi dhe uji, gjë që është një shkelje e të drejtave të njeriut”, tha Këshilli i Shtetit në një njoftim, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë e Holandës refuzoi të pranojë kërkesat për azil të dy emigrantëve afrikanë dhe donte t’i dëbojë në Itali, atje nga kishin ardhur ata.
Më 11 prill, Italia shpalli gjendje të jashtëzakonshme 6-mujore për t’u përballur me një rritje të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në vend përmes Detit Mesdhe.
Në Itali, deri më tani këtë vit kanë mbërritur rreth 35 mijë emigrantë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar mbërritën vetëm 8.400 emigrantë të parregullt./FolDrejt/