Një grup pune i Departamentit Amerikan të Drejtësisë u përqendrua në sekuestrimin e jahteve dhe pronave të tjera luksoze në pronësi të rusëve të pasur, me qëllim që të ushtronte presion mbi presidentin rus për të ndaluar luftën në Ukrainë përmes sekuestrimit të pronave dhe parave të oligarkëve rusë.
Një gjykatë e Fixhit vendosi sot se Shtetet e Bashkuara mund të kapnin një superjaht në pronësi të një oligarku rus, raportuan mediat 21 ditë pasi anija luksoze Amadeo mbërriti në vendin ishullor të Paqësorit, pas së cilës u ndalua nga policia lokale, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet amerikane pretendojnë se Amadeo është në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov, i cili është nën sanksionet e SHBA dhe Bashkimit Evropian, raporton Reuters./FolDrejt/