Një gjykatë në Japoni ngriti sot një aktakuzë zyrtare kundër vrasësit të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, raporton gazeta lokale Yomiuri.
Dyzet e dy vjeçari Tetsuya Yamagami u akuzua për vrasje dhe armëmbajtje pa leje pasi kaloi gjashtë muaj nën mbikëqyrjen e një psikiatri, raporton Reuters.
Sipas aktakuzës, Yamagami qëlloi Abe në qytetin perëndimor japonez Nara më 8 korrik 2022, ndërsa ish-kryeministri po mbante një fjalim me rastin e zgjedhjeve./FolDrejt/