Gjykata amerikane në Los Anxhelos shpalli sot të pafajshëm një burrë, i cili kaloi më shumë se 38 vjet burg për një vrasje në vitin 1983 që nuk e kishte kryer.
Maurice Hastings u lirua nga burgu vitin e kaluar bazuar në provat e shumëpritura të ADN-së që tregonin një tjetër të dyshuar, raporton AP, përcjell Fol Drejt.
Në tetor, gjykata rrëzoi dënimin e Hastings me kërkesë të prokurorit të Los Anxhelosit dhe avokatëve të tij, dhe ata kërkuan hapin shtesë për shpalljen e tij të pafajshëm për vrasjen e 40-vjeçares./FolDrejt/