Policia kufitare e Vlorës është vënë në ndjekje të një mjeti lundrues tip gomone që vinte nga ujërat e Greqisë në drejtim të ujërave shqiptare.
Njoftimi është bërë nga avionët Frontex të cilët kanë njoftuar policinë e kufirit dhe atë të rendit.
Policia kufitare është duke patrulluar nga deti nga Kepi i Gjuzës në grykëderdhje te Vjosës për gjetjen dhe kapjen e mjetit të shpejtë tip gomone.
Ndërkohë qe forcat e rendit janë duke patrulluar zonën e grykëderdhjes se Vjosë në afërsi te fshatit Delisuf.
Nuk dihet ende se çfarë ndodhet në mjetit tip gomone, e cila dyshohet se mund të jetë me klandestinë, ose dhe me lëndë narkotike./tch/