Nëntë persona janë lënduar në tregun e kafshëve në Prizren, pasi dyshohet se një person ka gjuajtur granatë dore pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me dikë tjetër.
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga Policia në Prizren.
Ai tha se rasti ka ndodhur para orës 5 të mëngjesit dhe bëri të ditur se të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Bytyqi tha se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se janë ende duke i kërkuar.
“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve njëri prej tyre ka hedhur një granat dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tre të dyshuarve”, tha Bytyqi.