Një gropë e madhe me diametër rreth 60 metra është shfaqur në fushat e fermerëve në Meksikën qendrore, duke kërcënuar të gëlltisë një shtëpi afër. Gropa ndodhet në Santa María Zacatepec, shteti Puebla dhe është rreth 20 metra e thellë, tha guvernatori i shtetit Miguel Barbosa Huerta në një konferencë shtypi të hënën.
Barbosa tha se familja që jeton afër gropës është evakuuar. Askush nuk është lënduar deri më tani, por guvernatori paralajmëroi banorët lokalë që të qëndrojnë larg zonës, raporton CNN, percjell Foldrejt.com