Rasti tragjik ka ndodhur në Tiranë, ndërsa besohet se 40 vjeçarja është vethedhur.
Trupi i pajetë i gruas është gjetur në afërsi të “Casa Italia”.
“Më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet kanë bërë me dije se janë duke e hetuar rastin.