Wally Funk, një pilote 82-vjeçare, do të fluturojë me themeluesin e Amazon-it, Jeff Bezos, në hapësirë.
Fluturimi do të jetë i pari i njerëzve, i realizuar nga kompania e tij e hapësirës, Blue Origin.
Funk do t’i bashkohet Bezos, vëllait të tij, Mark, dhe një personi misterioz, i cili ka paguar 28 milionë dollarë për ulësen në një ankand.
Udhëtimi, që do të realizohet këtë muaj, pritet të zgjasë dhjetë minuta.
Funk do të jetë personi më i vjetër që fluturon në hapësirë.
Ajo është në mesin e grave të grupit “Mercury 13”, që kanë kaluar trajnimet e astronautëve në vitet 1960, por kurrë nuk kanë arritur të shkojnë në hapësirë.
Shefi i Amazonit – kompanisë së shitjeve online – është një nga njerëzit më të pasur në botë.
Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e tij neto kap vlerën e 186.2 miliardë dollarëve.