Një grua së bashku me foshnjën që e kishte në karrocë bie në lumin Vardar
Një grua që mbante një fëmijë në karrocë dhe shëtitej rreth lumit Vardar, ka rrëshqitur dhe ka rënë në lum në afërsi të Muzeut të Luftës Maqedonase, shkruan AA.
Aty, disa të rinj që ndodheshin pranë arritën të reagojnë menjëherë, duke nxjerrë nga uji gruan dhe fëmijën, ndërsa më pas edhe karrocën e fëmijës.
Sipas informacioneve të para dhe dëshmitarëve okularë, gruaja dhe fëmija që rrëshqitën në ujin e ftohtë të lumit Vardar nuk kanë pësuar lëndime serioze.