Një femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF në Deçan, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në orën 04:00 të datës 7 gusht, me ç’rast siç thuhet në raportin 24 orësh të policisë, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Nga QKMF është informuar se nga familjar është sjell pa shenja jete viktima femër kosovare. Viktima dyshohet se në rrethana të panjohura ka kryer aktin e vetëvrasjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.