Një rast i dhunës në familje u raportua në Gjilan.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/