Gjatë ditës së djeshme është raportuar një rast i mashtrimit në Prishtinë.
Rasti u raportua në Policinë e Kosovës nga një person i cili kishte komunikuar me një grua të huaj, përcjell Fol Drejt.
“Ajo ishte prezantuar si zyrtare, dhe e njëjta i kishte thënë se një shumë të hollash do t’i dërgojë për investime në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“E dyshuara duke e mashtruar i ka kërkuar viktimës të holla i cili i ka dërguar asaj një shumë të konsiderueshme të hollash”, thuhet tutje në njoftimin e bërë përmes raportit 24 orësh./FolDrejt/