Një grua jetonte me 800 minj në shtëpinë e saj në shtetin perëndimor të Gjermanisë Rheinland-Pfalz, por shërbimi veterinar ndërhyri.
Javën e kaluar, zyra veterinare e shtetit liroi 400 kafshë nga shtëpia e saj pranë qytetit Altenkirchen, përcjell Fol Drejt.
Veterinerët kryen një operacion të ri të martën dhe liruan 400 kafshë të tjera. Duket se nuk do të ndalet me kaq dhe ka më shumë kafshë për të shpëtuar.
Zëdhënësi i inspeksionit veterinar për atë qark tha se kanë marrë një denoncim nga fqinjët që ankoheshin për erë të keqe.
Ai shpjegoi se autoritetet vepruan me supozimin se gruaja ishte e varur nga “mbledhja e kafshëve”.
Gruaja me sa duket besonte se i kishte gjërat nën kontroll dhe nuk e kuptoi që në fakt nuk po e menaxhonte situatën. Deri më tani, hetuesit nuk kanë vendosur ende nëse do të ngrenë akuzë ndaj gruas.
Shoqata Gjermane për Mbrojtjen e Kafshëve dhe grupe të tjera të lidhura u kujdesën për minjtë e saj dhe u siguruan atyre kujdes veterinar. Ata synojnë të gjejnë adoptues në të gjithë Gjermaninë./FolDrejt/