Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:05, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare, njerka dhe motra (e viktimës). Dy të dyshuarat janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë te rregullt”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/