Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj si pasojë e presionit psikik nga i dyshuari burrë, kosovar.
Për këtë njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.
“Prishtinë 26.02.2023 – 20:00. Viktima femër kosovare ka tentuar të kryej vetëvrasje, për shkak se i dyshuari mashkull kosovar i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe përmes rrjeteve sociale”, thuhet në njoftimin e policisë në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore./FolDrejt/