Autorët ishin me motoçikletë ndërsa policia ka nisur kërkimin për gjetjen e tyre.
Çanta e një gruaje 63-vjeçare është rrëmbyer mesditën e së martës nga dy sulmues që lëviznin me motoçikletë. Ngjarja ka ndodhur në Retziki të Selanikut, kur dy personat i janë afruar gruas teksa ajo po ecte në rrugën Papanikolaou dhe i kanë marrë çantën, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur menjëherë kërkimi për dy autorët. Sipas deklaratës së 63-vjeçares, në çanta ndodhej shuma prej 63.000 euro./FolDrejt/