Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, me ç’rast viktimë ka qenë një shpërndarës picash.
Siç raportojnë mediat, shpërndarësi i picave është sulmuar dhe grabitur nga një grup fëmijësh sapo mbërriti për ta dorëzuar porosinë, transmeton Fol Drejt.
Grupi i të miturve përbëhej nga persona që ende nuk i kishin mbushur 12 vjet.
Të njëjtët, pas grabitjes u arrestuan nga policia, bashkë me ta, të arrestuar kanë përfunduar edhe dy prindër si pasojë e neglizhencës.
Megjithatë, tutje thuhet se fëmijët janë lënë të lirë për shkak të moshës së re, ndërkohë që ndaj prindërve është ngritur një rast si pasojë e moskujdesjes ndaj një të mituri./FolDrejt/