Një grup i armatosur sulmoi parkun ujor La Palma në Meksikën qendrore dhe vrau shtatë persona, përfshirë një fëmijë, thanë autoritetet lokale.
Policia mbërriti në vendin e sulmit ku gjeti trupat e tre grave, tre burrave dhe një fëmije shtatë vjeçar dhe një personi të plagosur rëndë, tha qyteti i Cortázar në shtetin e Guanajuato, ku ndodhi sulmi të shtunën, përcjell Fol Drejt.
Sipas pronarit të parkut ujor, persona të armatosur mbërritën në orën 16:30 të ditës së djeshme me orën lokale (0:30 të mëngjesit të së dielës CET) dhe kryen sulmin.
Sulmuesit shkuan drejtpërdrejt te një grup njerëzish, grabitën një dyqan lokal dhe morën kamerat e vëzhgimit, thanë autoritetet.
Një video e postuar në portalin e lajmeve Debate Noticias tregon viktimat të përfshira në një re tymi, me sa duket nga të shtënat me armë zjarri, dhe disa njerëz duke ikur nga plumbat.
Ushtria dhe policia rrethuan parkun ujor që ndodhet pranë kampusit universitar.
Shteti industrial dikur i begatë i Guanajuato është bërë një nga më të dhunshmit në Meksikë për shkak të luftës midis Kartelit të Gjeneratës Jalisco Nueva (më i fuqishmi i Meksikës) dhe Santa Rosa da Lima, i cili filloi aktivitetet e tij duke vjedhur karburant.
Që nga dhjetori 2006, kur filloi fushata e qeverisë kundër drogës, ka pasur 350,000 vrasje, shumica e të cilave i janë atribuar krimit të organizuar, tregojnë shifrat zyrtare./FolDrejt/