Parlamenti Evropian tha se uebfaqja e tij ishte objektivi i një sulmi kibernetik të pretenduar nga një grup pro-rus disa orë pasi eurodeputetët votuan për përcaktimin e Rusisë si një shtet sponsor të terrorizmit.
Zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Jaume Duches, tha sot se faqja e internetit “aktualisht po preket nga jashtë për shkak të nivelit të lartë të trafikut të jashtëm të rrjetit”.
Ai shtoi se “ky trafik është i lidhur me një sulm DDoS (distributed denial of service)” dhe se ekipet teknike po punojnë për të zgjidhur çështjen sa më shpejt të jetë e mundur.
Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola tha se “një grup pro-rus mori përgjegjësinë për një sulm të sofistikuar kibernetik”.
Sulmet e mohimit të shërbimit (DDoS) përfshijnë shënjestrimin e një sistemi kompjuterik duke e përmbytur atë me mesazhe ose kërkesa për lidhje.
Eurodeputetët miratuan sot me shumicë dërrmuese tekstin që përshkruan “Rusinë si një shtet që promovon terrorizmin dhe si një shtet që përdor mjete terroriste”./FolDrejt/