Një grup i qytetarëve janë tubuar para objektit të gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës.
Siç shkruan portali Kossev, të grumbulluarit nuk duan të flasin, ndërsa disa prej tyre jozyrtarisht thonë se nuk e dinë arsyen e tubimit, teksa në lidhje me rastin Policia e Kosovës s’ka dhënë detaje.
Për momentin, në mesin e të mbledhurve nuk ka zyrtarë, përveç një këshilltari nga Mitrovica e Veriut.
Në bazë të informatave, duke përfshirë edhe ata që janë njoftuar për situatën dhe nuk kanë dashur të japin informacione zyrtare, arsyeja e grumbullimit është paraqitjae inspektorit N.R. në stacionin policor, i cili mbrëmë është raportuar në policinë e Mitrovicës Veriore nga aktivisti politik dhe udhëheqës i nismës qytetare, Mbijetesa Serbe, (Srpski opstanak) Aleksandar Arsenijeviq për kërcënim.
Rreth orës 12:46 nëpër rrugë kanë kaluar dy xhipa patrullues të EULEX-it, ndërsa nëpër rrugë kalojnë lirshëm veturat e policisë.