“Rreth orës 1:50, një burrë u arrestua pranë rezidencës së gjyqtarit Cavanaugh. Burri ishte i armatosur dhe kërcënoi gjyqtarin,” tha një zëdhënëse e gjykatës.
Një burrë i armatosur, i cili kërcënoi gjyqtarin konservator të Gjykatës së Lartë Amerikane, Brett Cavanaugh, u arrestua sot pranë shtëpisë së tij në shtetin federal të Maryland, tha një zëdhënëse e gjykatës.
Sipas Washington Post, burri rreth të 20-ave ishte i tërbuar pas një projekt-opinioni që doli muajin e kaluar, i cili la të kuptohej se gjykata po përgatitej të rrëzonte vendimin “Row kundër Wade”, i cili legalizonte abortin./FolDrejt/