Një i burgosur ka sulmuar një oficer korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz këtë të mërkurë.
Oficeri pas plagëve të marra ka marrë edhe trajtim mjekësor, njofton Klankosova.tv.
Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Florent Gashi.
“Lidhur me këtë rast mund të konfirmojë se në BSL një i burgosur ka sulmuar fizikisht një oficer korrektues. Reagimi i stafit të sigurisë ka qenë i shpejtë dhe menjëherë është marrë situata në kontroll. Ndaj të burgosurit është iniciuar rasti në Polici, ndërsa oficeri korrektues është dërguar në stacion të institucionit për tretman mjekësor”, tha Gashi.