Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është arratisur një person që po kryente dënimin në Qendrën e Smrekonicës.
Arratisja e tij ka ndodhur në mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, transmeton Fol Drejt.
“Mungesa e tij është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve. Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
A.H po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre vite për veprat penale, vjedhje e rëndë dhe vjedhje.
Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me denime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës./FolDrejt/