“Jam i tmerruar nga vdekja e dhunshme e dy demonstruesve të rinj në Khartoum dje. Është koha për t’i dhënë fund dhunës,” tha Volker Pertes, i dërguari i OKB-së, në llogarinë e tij në Twitter.
Një i dërguar i OKB-së në Sudan dënoi sot vrasjen e dy personave në një përballje të dhunshme mes forcave të sigurisë dhe protestuesve pro-demokracisë që dolën sërish në rrugët e kryeqytetit për të dënuar grushtin e shtetit të tetorit, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.
Qindra njerëz demonstruan dje në Khartoum, ku forcat e sigurisë ndërhynë me forcë dhe ndoqën protestuesit nëpër rrugë, pretendojnë aktivistët./FolDrejt/