Një i mitur ka vdekur pasi është therur me thikë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Viktima, që thuhet se ka qenë nxënës i klasës së nëntë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë), e pastaj i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare ku dhe është konstatuar se ka vdekur./FolDrejt/