Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar raportin për 24 orët e fundti, të Institutit Kombëtar, të Shëndetit Publik (IKShPK), shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 ka humbur jetën një pacient.
Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 1,155 raste të reja teksa janë shëruar 1,850 persona.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9,592 raste.