Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar rreth situatës me virusin Covid-19 në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, transmeton Fol Drejt.
Gjithashtu janë shënuar edhe 28 raste pozitive.
Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
“09 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 183 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.626 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.061 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.552 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 928 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.030.
Në total numri i rasteve aktive është 541.”/FolDrejt/