Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për gjendjen me Covid-19 në Kosovë.
Në 24 orët e fundit ka pasur një rast të vdekjes, transmeton Fol Drejt.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.818.408 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.799 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.028 testime, 51 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.207.
Në total numri i rasteve aktive është 634″, thuhet në njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë./FolDrejt/