Shtëpitë dhe prona e më shumë se 2.000 personave është dëmtuar gjatë stuhisë e cila të mërkurën përfshiu provincën Jiangsu në jug të Pekinit.
Gjatë tornados e cila kaloi përmes 11 fshatrave në rajonin bujqësor në jug të Kinës ka humbur jetën të paktën një person ndërsa 25 të tjerë janë lënduar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shtëpitë dhe prona e më shumë se 2.000 personave është dëmtuar gjatë stuhisë e cila të mërkurën përfshiu provincën Jiangsu në jug të Pekinit.
“Dëmi i përgjithshëm vlerësohet të jetë në rreth 65 milionë juanë (rreth 9.61 milionë dollarë)”, njoftoi “Global Times” duke iu referuar mediave lokale.
Tornadot relativisht rrallë paraqiten në Kinë ndonëse në tornadot e vitit të kaluar 12 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 300 të tjerë u lënduan në Jiangsu dhe në qendër të qytetit Wuhan. Në tornadon më të tmerrshme në Kinë gjatë dekadave të fundit në Jiangsu në vitin 2016 humbën jetën 98 persona ndërsa mbi 800 të tjerë u lënduan./FolDrejt/