Një person ka ndërruar jetë në Malishevë.
Viktima është goditur nga një veturë dhe nuk u ka mbijetuar plagëve, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë godet këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se si pasoj e lëndimeve të marra trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/