Tashmë ka filluar sezoni i luleshtrydheve dhe shumë njerëz mundohen t’i kombinojnë ato.
Në mesin e shumë recetave është edhe ajo e smoothie, ku luleshtrydhet bashkohen me fruta dhe fara, përcjell Fol Drejt.
Përbërësit që ju nevojiten janë:
– 1 1/2 filxhan luleshtrydhe
– 1/2 banane
– 2 lugë fara liri të bluara
– 2 lugë çaji mjaltë
– 1/2 gotë qumësht
(1 gotë = 250 ml)
Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini derisa të përftoni një masë homogjene.
Nëse ju pëlqen një smoothie më i lëngshëm, shtoni më shumë qumësht./FolDrejt/