Si pasojë e shpërthimit të kamionit janë shembur dy pjesë rrugore të urës së Krimesë, ndërsa harqet e lundrimit nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Një kamion shpërtheu në urën e Krimesë mëngjesin e sotëm, duke bërë që shtatë rezervuarë karburanti në një tren që po kalonte të marrin flakë, njoftoi Komiteti Kombëtar rus Anti-Terrorizmit.
Kamioni që vinte nga Gadishulli Taman shpërtheu sot në orën 6:07 të mëngjesit në seksionin rrugor të urës së Krimesë, si pasojë e së cilës u morën flakë rezervuarët e karburantit në trenin që udhëtonte në drejtim të Gadishullit të Krimesë”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/