Ka mbetur i ngujuar në banesë. Askush nuk po mundet që të hyjë apo dal nga kjo ndërtesë, banoret e së cilës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
E nga ky virus po mbrohen edhe ata që po e mbikqyrin këtë lokacion gjatë gjithë ditës.
Por, banorët e kësaj lagje nuk duket se janë në panik.
Ndërkohë gjatë së dielës njesite policore qëndruan për 24 orë edhe afër një shtëpisë në lagjen ‘Tophane’.
Por, gjendja e njejtë nuk ishte këtë të hënë.
Kjo për shkak se banorët e kësaj lagje, që kishin kontakt me një nga të infektuarit me virusin korona rezultuan negativ.
Pos lagjes Mati 1 dhe Tophane, Ministria e Shëndetësisë shpalli edhe lagjen Veternik si vatër të përhapjes së infeksionit.
Këtu u panë levizje të pakta të qytetarëve, e policia po ndalonte të gjitha automjetet që dëshironin të hyjnë në Prishtinë nga autostrada që e lidh Veternikun me Fushë Kosovën.